Deklarata e mbrojtjes së të dhënave
eny Finance AG i përpunon të dhënat Tuaja personale për të ndërmjetësuar dhe zbatuar kontrata kredie dhe kartash krediti. Për këtë shkëmbejmë të dhëna me kredidhënës si Bank-now, bob Finance dhe Cembra Money Bank si dhe me zyra informacioni. Ju keni të drejta informacioni, korrigjimi dhe kundërshtimi.
«Të dhëna personale» janë të gjitha informacionet, që mund të lidhen me një person të caktuar, dhe «përpunoj» nënkupton çdo trajtim të tyre, p.sh. mbledhjen, përdorimin dhe bërjen të ditur. Në këtë deklaratë të mbrojtjes së të dhënave shpjegojmë, si i përpunojmë të dhënat personale në lidhje me veprimtarinë tonë si ndërmjetëse kredie. Nëse dëshironi informacione të mëtejshme për përpunimin tonë të të dhënave, na drejtoheni me kënaqësi.
Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave Tuaja?
Për përpunimet e të dhënave sipas kësaj deklarate, «përgjegjësi», d.m.th. organi kryesor kompetent sipas së drejtës së mbrojtjes së të dhënave (edhe «ne»), është kjo shoqëri:
eny Finance AG Baslerstrasse 60, CH-8048 Zürich
Për pyetje rreth mbrojtjes së të dhënave: tel. 0848 460 000, e-mail eny@enyfinance.ch.
Si i përpunojmë të dhënat Tuaja personale?
Ne i përpunojmë të dhënat Tuaja personale, për të lidhur dhe zbatuar me Ju një kontratë për ndërmjetësimin e kredive dhe kartave të kreditit. Për këtë është e nevojshme, që të shkëmbejmë të dhëna të caktuara personale me kredidhënës. Aktualisht këta janë kredidhënësit e mëposhtëm: Bank-now AG, bob Finance AG, Cembra Money Bank AG.
Që kredidhënësit të mund të kryejnë një kontroll të aftësisë paguese në perspektivën e një dhënieje të mundshme kredie dhe të përmbushin detyrimet ligjore të identifikimit, ata mbështeten në të dhëna personale, që ne i mbledhim si ndërmjetëse kredie. Ne bëjmë mbi bazën e të dhënave të mbledhura një përzgjedhje paraprake dhe i përcjellim të dhënat personale sipas rastit te kredidhënësit. Bëhet fjalë sidomos për:
- të dhëna bazë dhe kontakti (thirrja, emri, adresa, numrat e telefonit, adresa e e-mailit) dhe kohëzgjatja e banimit në adresën aktuale
- datëlindja, gjendja civile, shtetësia dhe gjuha e korrespondencës
- të dhëna për personat me të drejtë ushqimi, p.sh. numri dhe vitet e lindjes të fëmijëve me të drejtë ushqimi
- të dhëna financiare si lartësia e të ardhurave dhe shpenzimeve Tuaja mujore
- dëshmi si listëpagesat e tre muajve të fundit dhe një kopje e dokumentit të identifikimit
- sipas rrethanave një ekstrakt nga regjistri i përmbarimit
- të dhëna për situatën profesionale, p.sh. punëdhënësi aktual dhe i mëparshëm dhe kohëzgjatja e punësimit
- të dhëna për banimin Tuaj
- të dhëna për përdorimin e planifikuar të kredisë
Për përzgjedhjen paraprake mund të marrim dhe përcjellim informacione shtesë adresash dhe besueshmërie kreditore nga zyra private informacioni ekonomik si CRIF, Intrum ose zyra të krahasueshme. Për aq sa nevojitet për ndërmjetësimin e kredisë, mund të nxjerrim të dhëna të tjera nga regjistra publikë (p.sh. regjistri tregtar) ose nga interneti. Kredidhënësit mund të kërkojnë sipas nevojës të dhëna të tjera.
Ne marrim nga kredidhënësit një pagesë provizioni, nëse jepet një kredi. Lartësia varet nga lloji i kontratës së kredisë. Prandaj përpunojmë edhe informacione për vendimin e kredisë dhe kontratën e kredisë: arsyet e refuzimit, të dhënat e ofertës (vëllimi i kredisë, norma e interesit, data e fillimit dhe e mbarimit, lartësia e kësteve), lidhjen e produkteve të sigurimit në lidhje me kredinë, statusin e pagesës si dhe një vonesë të mundshme ose një shlyerje para afatit.
Në rast vonesash pagese jemi të detyruar me kontratë ndaj kredidhënësve për shërbime të caktuara mbështetëse në inkaso, për shembull përcaktimin e adresës Suaj të banimit.
Për aq sa kjo nevojitet për pagesën e kredisë, ua japim të dhënat e përmendura më sipër edhe tregtarit («partnerit»), për produktet ose shërbimet e të cilit doni ta përdorni kredinë.
Si i përpunojnë të tretët të dhënat Tuaja personale?
Shkëmbimi ynë i të dhënave me kredidhënës dhe partnerë është i nevojshëm për ndërmjetësimin e kredisë. Kredidhënësit marrin sipas rrethanave vetë informacione të tjera dhe mund t’i japin të dhëna personale, sidomos në kuadër të detyrimeve ligjore, autoriteteve dhe të tretëve të tjerë. Kjo përfshin edhe njoftimet te zyrat e informacionit si Zentralstelle für Kreditinformation (ZEK) dhe Informationsstelle für Konsumkredite (IKO). Kredidhënësit janë përgjegjës më vete dhe informojnë sipas rastit në deklarata të veta të mbrojtjes së të dhënave për përpunimin e tyre të të dhënave.
Edhe përndryshe bashkëpunojmë me të tretë, sidomos me ofrues shërbimesh IT (p.sh. hosting, analizë të dhënash), ofrues shërbimesh dërgese dhe logjistike si dhe banka, postë dhe këshilltarë. Këta ofrues shërbimesh mund të përpunojnë gjithashtu të dhëna personale në shtrirjen e nevojshme.
A mund t’i bëjmë të dhënat të ditura jashtë vendit?
Marrësit e të dhënave nuk ndodhen vetëm në Zvicër, sidomos ofrues të caktuar shërbimesh IT me vendndodhje në BE/ZEE dhe në mbarë botën. Mund t’u transmetojmë të dhëna edhe autoriteteve dhe personave të tjerë jashtë vendit, nëse jemi juridikisht të detyruar ose nëse kjo nevojitet p.sh. në kuadër të një shitjeje ndërmarrjeje ose një procedure gjyqësore. Jo të gjitha shtetet kanë një mbrojtje të përshtatshme të të dhënave; ne e kompensojmë këtë me kontrata përkatëse, sidomos klauzolat kontraktuale standarde të Komisionit Evropian. Në raste të caktuara mund t’i transmetojmë të dhënat edhe pa kontrata të tilla, p.sh. me pëlqimin Tuaj ose nëse kjo nevojitet për zbatimin e kontratës ose për zbatimin e pretendimeve juridike.
A ka përpunime të tjera?
Po. Raste të tjera janë ndër të tjera:
- Komunikimi: në kontakt me ne (p.sh. telefonatë me shërbimin e klientëve) përpunojmë të dhëna për përmbajtjen e komunikimit, llojin, kohën dhe vendin. Bisedat telefonike mund të regjistrohen dhe përgjohen; Ju informojmë përkatësisht në fillim të bisedës.
- Respektimi i kërkesave ligjore: bërja e ditur e të dhënave autoriteteve në kuadër të detyrimeve ligjore.
- Parandalimi: përpunim për parandalimin e veprave penale dhe shkeljeve, p.sh. lufta kundër mashtrimit.
- Procedura juridike: përpunim në kuadër të procedurave gjyqësore ose administrative.
- Siguria IT: monitorimi, sigurimi, kopjet rezervë dhe arkivimi i infrastrukturës sonë IT.
- Transaksionet: në shitjen ose blerjen e kërkesave, pjesëve të veprimtarisë ose shoqërive.
- Qëllime të tjera: trajnimi, administrimi, statistika dhe ruajtja e interesave legjitime.
Sa kohë i përpunojmë të dhënat Tuaja personale?
Ne i përpunojmë të dhënat Tuaja personale, për aq kohë sa nevojitet për qëllimin e përpunimit (te kontratat si rregull për kohëzgjatjen e marrëdhënies kontraktuale), për aq kohë sa ekziston një interes legjitim për ruajtjen, dhe për aq kohë sa vlen një detyrim ligjor ruajtjeje — për të dhëna të caktuara rreth dhjetë vjet. Mund të jemi të detyruar edhe me kontratë për ruajtjen e të dhënave të caktuara, për shembull ndaj kredidhënësve për aplikimet dhe vendimet e kredisë. Pas skadimit të afateve i fshijmë ose i anonimizojmë të dhënat Tuaja personale.
Cilat janë të drejtat Tuaja?
Në kuadër të së drejtës së zbatueshme të mbrojtjes së të dhënave mund të:
- kërkoni të dhëna të tjera për përpunimin tonë të të dhënave, përfshirë një kërkesë informacioni me kopje të të dhënave Tuaja
- kundërshtoni përpunimet tona të të dhënave
- lini të korrigjohen, plotësohen ose të pajisen me një shënim kundërshtimi të dhënat personale të pasakta ose të paplota
- merrni të dhënat personale, që na i keni vënë në dispozicion, në një format të strukturuar, të zakonshëm dhe të lexueshëm nga makina, për aq sa përpunimi mbështetet në pëlqimin Tuaj ose nevojitet për përmbushjen e kontratës
- revokoni në çdo kohë me efekt për të ardhmen një pëlqim të dhënë
Drejtohuni për këtë tek ne në të dhënat e kontaktit të përmendura më sipër; si rregull duhet ta verifikojmë identitetin Tuaj. Mund të paraqisni përveç kësaj ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës kompetent, në Zvicër pranë të Ngarkuarit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Transparencën (EDÖB).
Teksti gjermanisht i kësaj faqeje është juridikisht i detyrueshëm.
Botuesi: eny Finance AG, Zürich · Përditësimi i fundit: 06.08.2026
eny Finance AG, Datenschutzerklärung — eny.ch (30.07.2026)