enyrethink finance

Kushtet e përdorimit

Kushtet e përdorimit rregullojnë qasjen në faqen e internetit të eny-t, trajtimin e të dhënave Tuaja përfshirë cookies dhe tracking, përjashtimin e garancisë dhe përgjegjësisë si dhe vendin e gjykatës dhe të drejtën e zbatueshme.

Ju lutemi lexojini kushtet e përdorimit me kujdes. Me qasjen në këtë faqe interneti dhe faqet përkatëse deklaroni, që i keni kuptuar kushtet e mëposhtme të përdorimit dhe informacionet juridike dhe që pajtoheni me to. Nëse nuk jeni dakord me kushtet e mëposhtme të përdorimit, ju lutemi hiqni dorë nga qasja në këtë faqe interneti dhe faqet e saj (në vijim «faqja e internetit eny»).

Rrethi i adresuar

Faqja e internetit eny u drejtohet vetëm personave fizikë me vendbanim në Zvicër.

Siguria e të dhënave dhe përdorimi i të dhënave

Interneti është një medium i hapur dhe i qasshëm për këdo. eny Finance AG (në vijim «eny Finance») bën të gjitha përpjekjet për t’i mbrojtur të dhënat Tuaja dhe për ta ruajtur sferën Tuaj private. Duhet pasur parasysh, që në kuadër të transmetimit të e-maileve konfidencialiteti nuk mund të garantohet plotësisht. E-mailet mund të shihen, falsifikohen, ndryshohen ose fshihen sipas rrethanave nga të tretë. E-mailet mund të përmbajnë përveç kësaj programe kompjuterike të dëmshme si p.sh. viruse, krimba ose trojanë.

Në vende të ndryshme të kësaj faqeje interneti eny Ju kërkohet të jepni të dhënat Tuaja personale. Për shkak të natyrës së internetit, të dhënat qarkullojnë sipas rrethanave përtej kufijve përmes serverëve jashtë vendit. Nëse vendosni të na dërgoni të dhëna personale përmes internetit ose e-mailit, ato trajtohen sipas dispozitave të zbatueshme të mbrojtjes së të dhënave dhe sigurohen kundër qasjes së paautorizuar nga të tretë. Të dhënat përpunohen nga dhe për eny Finance si dhe shoqëritë e lidhura të grupit, ku me përpunimin e të dhënave mund të ngarkohen edhe të tretë brenda dhe jashtë vendit. eny Finance si dhe shoqëritë e lidhura të grupit i përdorin të dhënat vetëm për zbatimin e kontratës si dhe për qëllimet e përmendura shprehimisht në kushtet e përdorimit dhe në kushtet e përgjithshme afariste të faqes së internetit eny.

Me përdorimin e kësaj faqeje interneti deklaroni pajtimin Tuaj me përpunimin e të dhënave të mbledhura për Ju në mënyrën e përshkruar më sipër dhe për qëllimin e përmendur më sipër.

Detajet për përpunimin e të dhënave i gjeni në deklaratën tonë të mbrojtjes së të dhënave.

Cookies

Marr në dijeni dhe deklaroj pajtimin, që në raste të caktuara përdoret një teknologji e ashtuquajtur «cookies», për të më furnizuar me informacione të përshtatura. Me «cookie» kuptohet një skedar informacioni, i cili përmes ruajtjes në diskun e ngurtë bën, që një kompjuter të njihet sërish në vizitat e mëtejshme të faqes së internetit eny. Marr në dijeni, që shfletuesi im mund të vendoset ashtu, që të informohem për marrjen e një «cookie».

Tracking

Kjo faqe interneti përdor Google Analytics dhe Google Remarketing, shërbime të Google Inc. («Google»). Google përdor të ashtuquajtura «cookies», skedarë teksti, që ruhen në kompjuterin Tuaj dhe që mundësojnë një analizë të përdorimit të faqes së internetit nga Ju. Informacionet e krijuara nga cookie për përdorimin Tuaj të kësaj faqeje interneti (përfshirë adresën Tuaj IP) transmetohen në një server të Google dhe ruhen atje. Adresa IP shkurtohet nga Google me tri shifrat e fundit; një caktim i qartë nuk është kështu më i mundur.

Google do t’i përdorë këto informacione për ta vlerësuar përdorimin Tuaj të faqes së internetit, për të përpiluar raporte për aktivitetet e faqes për operatorët e saj dhe për të ofruar shërbime të tjera të lidhura me përdorimin e faqes. Ofrues të tretë, përfshirë Google, përdorin cookies të ruajtura për shfaqjen e reklamave mbi bazën e vizitave të mëparshme të një përdoruesi në këtë faqe interneti.

Mbledhjes dhe ruajtjes së të dhënave mund t’i kundërshtohet në çdo kohë me efekt për të ardhmen. Përdorimin e cookies nga Google mund ta çaktivizoni përmes cilësimit përkatës të softuerit të shfletuesit Tuaj ose përmes faqeve opt-out të Google përkatësisht të iniciativës së reklamës në rrjet. Ju bëjmë me dije, që në këtë rast sipas rrethanave nuk mund t’i përdorni plotësisht të gjitha funksionet e kësaj faqeje interneti.

Asnjë ofertë

Informacionet e publikuara në faqen e internetit eny nuk përbëjnë as ftesë, as ofertë dhe as rekomandim për lidhjen e një kontrate eny Credit, për kryerjen e transaksioneve të caktuara ose për ndërmarrjen a lidhjen e një veprimi tjetër juridik.

Përjashtimi i garancisë dhe i përgjegjësisë

eny Finance i vë në dispozicion informacionet në faqen e internetit eny pa asnjë garanci. Ajo nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi dhe nuk jep asnjë garanci për funksionimin, pagabueshmërinë ose mungesën e viruseve të faqes së internetit eny.

Çdo përgjegjësi e eny Finance për dëme direkte ose indirekte, që rrjedhin nga qasja në faqen e internetit eny ose nga përdorimi i saj si dhe nga pamundësia e qasjes ose e përdorimit, është shprehimisht e përjashtuar. eny Finance refuzon përveç kësaj çdo përgjegjësi për manipulime në sistemin kompjuterik të përdoruesit të internetit (viruse, krimba, trojanë etj.) nga të tretë.

Përdorimi i të dhënave të adresës

eny Finance si dhe shoqëritë e lidhura të grupit janë të autorizuara t’i përdorin të dhënat Tuaja për qëllime marketingu — sidomos për t’Ju dërguar herë pas here në adresën Tuaj postare dhe të e-mailit si dhe me SMS informacione për ndërmarrjen, produktet dhe shërbimet e saj. Përdorimin e të dhënave Tuaja të klientit për qëllime marketingu mund ta refuzoni në çdo kohë me shkrim (eny Finance AG, Baslerstrasse 60, 8048 Zürich) ose me e-mail në eny@enyfinance.ch.

Linqet

eny Finance ofron në faqen e internetit eny hiperlinqe drejt faqeve të tjera interneti. eny Finance nuk i ka kontrolluar këto hiperlinqe dhe nuk është përgjegjëse për përmbajtjen e faqeve të lidhura. Krijimi i lidhjeve me faqe të tjera interneti bëhet me rrezikun tuaj.

E drejta e autorit

Të gjitha elementet e faqes së internetit eny janë të mbrojtura nga e drejta e autorit dhe e markës. Çdo përdorim komercial i elementeve lejohet vetëm me pëlqimin paraprak me shkrim të eny Finance. «eny Finance» është një markë e regjistruar.

Ndryshimet e kushteve të përdorimit

eny Finance rezervon të drejtën t’i ndryshojë këto kushte përdorimi në çdo kohë. Ndryshime të tilla hyjnë në fuqi automatikisht me publikimin në faqen e internetit eny.

Vendi i gjykatës dhe e drejta e zbatueshme

Për të gjitha mosmarrëveshjet midis përdorueseve dhe përdoruesve të faqes së internetit eny dhe eny Finance, që rrjedhin nga operimi përkatësisht vizita e faqes së internetit eny, caktohet si vend ekskluziv gjykate Zürich-u. eny Finance është e lirë të paditë edhe në vendbanimin e përdorueses ose përdoruesit. E zbatueshme është e drejta zvicerane.

Teksti gjermanisht i kësaj faqeje është juridikisht i detyrueshëm.

Botuesi: eny Finance AG, Zürich · Përditësimi i fundit: 06.08.2026

eny Finance AG, Nutzungsbestimmungen — enycredit.ch (30.07.2026)